Mes të arrestuarve është Turi Aligjoni 55 vjeç, autor i plagosjes me armë zjarri të 27-vjeçarit Kevi Lazaj, ngjarje e ndodhur 2 ditë më parë në Çole. Ilir Dula alias Aleksandër Ddula alias Aleksandër Thomai është prangosur gjithashtu, i cili rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Italia, pasi Gjykata e Apelit Lecce, në 2024, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1850 euro dhe 3 automjete (2 prej tyre, me targa të huaja dhe njëri prej tyre, i blinduar).

Një prej mjeteve të sekuestruara ‘BMW’ është përdorur nga Turi Aligjoni për tu larguar nga vendi i ngjarjes pasi plagosi 27-vjeçarin.
Personat e arrestuar
-Florian Shala alias Florian Alliaj;
-Neritan Dalipaj alias Neritan Qejvanaj;
-Aleksandër Dula alias Aleksandër Thomai alias Ilir Dula;
-Miço Beqaraj;
-Turi Aligjoni (autori i plagosjes së ndodhur 2 ditë më parë)
-Dritan Çelaj.

“Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Grupi”.

Goditet një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore (drejtuesi dhe anëtarët e grupit).

Grupi, me aktivitet kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Kapet dhe autori i plagosjes me armë zjarri, të ndodhur 2 ditë më parë, në Vlorë.

Vihen në pranga 6 shtetas, nga të cilët 2 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar.

Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, celularë dhe një shumë parash.

Në vijim të veprimeve intensive për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se disa shtetas lëviznin të armatosur dhe me mjete të blinduara dhe ndër ta ishte dhe autori i plagosjes së rëndë me dashje, të ndodhur më datë 07.06.2026, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Grupi”.

Si rezultat, në një lokal në fshatin Vranisht, gjatë operacionit u godit një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore që vepronte në qytetet e Vlorës dhe Fierit. Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh.(A.), 52 vjeç, N. D.(Q.), 50 vjeç, M. B., 35 vjeç dhe A. D. alias A. Th. alias I. D., 51 vjeç, ky i fundit i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Italia, pasi Gjykata e Apelit Lecce, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë operacionit po në këtë lokal, në të njëjtën tavolinë, u kapën dhe shtetasit T. A., 55 vjeç (i dyshuar autor i plagosjes së ndodhur më datë 07.06.2026) dhe D. Ç., 48 vjeç, të shpallur në kërkim kombëtar, të dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1850 euro dhe 3 automjete (2 prej tyre, me targa të huaja dhe njëri prej tyre, i blinduar).

Nga hetimet rezultoi se njëri nga automjetet e sekuestruara, tip “BMW X5”, ishte përdorur nga shtetasi T. A., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pas plagosjes me armë zjarri, të shtetasit F. L., 26 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 07.06.2026, në Vlorë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtij grupi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

 

 

 

Goditja e grupit kriminal në Vlorë/ Lamallari: Përgëzime Policisë së Shtetit, kush mendon se mund të cenojë sigurinë, do të përballet me ligjin

 

 

1779267400_besfortlamallari.jpeg

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për goditjen me sukses të një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Grupi”.

Ministri vlerësoi si shumë të rëndësishëm arrestimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kapjen e autorit të plagosjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë, si dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit, mjeteve të blinduara dhe provave të tjera kriminale.

“Këto rezultate janë dëshmi e profesionalizmit, vendosmërisë dhe angazhimit të strukturave tona ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar,” u shpreh ministri Lamallari.

Duke theksuar qëndrimin e palëkundur të institucioneve ndaj kriminalitetit, ai shtoi se “lufta jonë kundër krimit të organizuar është një betejë pa kompromis. Kushdo që mendon se mund të sfidojë ligjin, të cenojë sigurinë publike apo të ngrejë dorë mbi rendin dhe qetësinë e qytetarëve, do të përballet me forcën e shtetit dhe drejtësisë.

Ministri Lamallari shprehu mirënjohje për çdo efektiv policie që shërben me përkushtim dhe kurajë, duke theksuar se ata kanë mbështetjen e plotë dhe të palëkundur të institucioneve.