Policia Rajonale e Ferizajt ka marrë pjesë sot në marshin e organizuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj, i zhvilluar në kuadër të muajit rozë, muaj i ndërgjegjësimit për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit.
Marshi filloi nga oborri i QKMF-së dhe vazhdoi deri në sheshin “Adem Jashari”, para objektit të komunës së Ferizajt.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e kontrollave të rregullta dhe kujdesit ndaj shëndetit të grave.
Policia Rajonale në Ferizaj shpreh përkrahjen e saj për të gjitha nismat që promovojnë shëndetin publik dhe solidaritetin, duke theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe angazhimi qytetar janë thelbësorë në forcimin e një komuniteti të shëndetshëm dhe të sigurt.