Për vitin e ardhshëm është parashikuar formula e re e rritjes së pensioneve që parashikon bonuse të përmuajshme. Sipas të dhënave në projektligj fondi për bonuset në vitin që vjen do të jetë 100 milionë euro si dhe janë parashikuar 16.5 milionë euro për indeksimin e tyre.

Kurse investimet publike për vitin 2026 janë parashikuar të arrijnë në vlerën rreth 1.8 miliardë euro, brenda së cilave janë 50 milionë eurot e  parashikuara për rindërtimin që ende vijon dhe 68 milionë euro financime të pritshme nga plani i rritjes së BE-së. Ndërsa për këtë vit investimet publike janë në vlerën e 1.6 miliardë euro.

Rritja e pensioneve mesatarisht nga 700 lekë deri 1800 lekë