5
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Shkëndija fitoi 2-1 me përmbysje kundër kampionëve të Bullgarisë, Ludogorets. Golin e barazimit 1-1 për klubin shqiptar në Maqedoninë e Veriut e shënoi Liridon Latifi.
Fantazisti nuk u tremb nga distanca e madhe e goditjes së lirë (afro 25 metra), por lëshoi një të djathtë ‘predhë’ që u ndal vetëm nga rrjeta, pasi portieri Padt nuk kishte se çfarë të bënte në këtë rast. Padyshim një nga golat më të bukur të së enjtes në Europa League.
Tetovarët pas një jave luajnë në Bullgari dhe janë 90 minuta larg ëndrrës për të qenë për herë të parë në grupin e Europa League.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com