Gjatë një takimi të mbajtur në Prishtinë, në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hajdari tha se gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk ka elemente të drejtësisë evropiane.
Hajdari potencoi se shpresojnë tek drejtësia për çlirimtarët, pasi qw sipas tij, “i pret një komb i tërë”.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati u shpreh se populli shqiptar nuk ka bërë krime por paramilitarët serbë, të cilët mbi 465 masakra mbi civilët shqiptarë.
“Ne s’kemi bërë krime, këtu krime ka bërë ushtria, policia dhe paramilitarët serbë, mbi 465 masakra, 13,500 qytetarë të vrarë, 1324 fëmijë të vrarë prej moshës 7 ditë deri në moshën 15 vjeçare. Do të thotë aty ka qenë agresori, aty ka qenë xhelati, ne s’kemi qenë xhelatë”, vijoi Gucati.
Ndërsa, Shkëlqim Hajdari e mirëpriti dekoratën e dhuaraur nga OVL-UÇK dhe e çmoi lartë, duke theksuar se Tirana ka qenë në krah të Kosovës qysh në momentet e fillimit të rezistencës hapur me armë në dorë të UÇK-së.
“Çmim i cili shkon për të gjithë popullin e kryeqytetit, sepse Tirana nuk është thjesht kryeqyteti i Shqipërisë, por është kryeqyteti i gjithë shqiptarisë. Tirana ka qenë në krah të Kosovës qysh në momentet e fillimit të rezistencës hapur me armë në dorë të UÇK-së. Tirana ashtu sikundër territoret e tjera të Shqipërisë, të Kukësit, të Shkupit, është bërë në një pritje më të madhe e njerëzve që u shpërngulën nga gjenocidi serb. Dhe më pas, Tirana është qyteti që ka dëshmorët e vet në Kosovë dhe për këtë arsye ndihem thellësisht i lumtur që ky dekorim shkonte për dëshmorët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që ka rënë në luftën çlirimtare në Kosovë dhe në Maqedoni”, u shpreh Hajdari.
Takimi mes tyre përfundoi me dakordimin që bashkëpunimi mes palëve do të vazhdoi edhe më tutje.