Fatos Nano do të mbahet mend si themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.
Një muaj e gjysmë më parë festoi ditëlindjen e 73-të, e ndërsa sot ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste Fatos Nano mbylli sytë përgjithmonë pas disa javësh në luftë me jetën në një spital privat në kryeqytet.
Nano ndodhej në spital që prej datës 8 tetor pas problemeve kronike respiratore ku qëndroi për 24 ditë nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit. Politikani pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit. Prej ditësh gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim.
Fatos Nano do të mbahet mend si themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.
Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, kohë kur u shkëput nga politika. Një përpjekje e tij e mëvonshme për postin e kreut të shtetit, nuk u mbështet nga Partia socialiste, drejtimin e së cilës e kishte marrë Edi Rama. Gjatë viteve të angazhimit në politikë, që nga viti 1991, ai shërbeu 4 herë si kryeministër i vendit.
Shuhet Fatos Nano, reagon kryeministri Edi Rama: Lamtumirë kryetar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për vdekjen e liderit historik të Partisë Socialiste Fatos Nano.
Rama ka publikuar një foto të Nanos shoqëruar me shkrimin ‘LAMTUMIRË KRYETAR’.