Familja Liçaj me 5 anëtarë në fshatin Kremenar të bashkisë Mallakastër jeton prej tre vitesh në një çadër në oborrin e banesës në kushte ekstrem të vështira. Banesa e tyre është pothuajse e shembur pasi është amortizuar dhe s’kanë pasur mundësi financiare ta riparojnë.
44 – vjeçari Ermal Liçaj është i papunë për shkak të një dëmtimi në shtyllën kurrizore që ka pësuar disa vite më parë kur ka qenë në shërbim ushtarak. Ai nuk siguron dot asnje të ardhur per familjen.
Më e vështirë situata është për bashkëshorten e tij Filen, e cila kujdeset per femijen 3 vjeç, punët e shtepise dhe ato të bujqesise.
Stina e dimrit e bën edhe më të vështirë gjendjen e tyre, për shkak të stuhive, jetesa në çadër bëhet e pamundur, ndaj detyrohen te futen në banesen që rrezikon t’i zere brenda.
“Na kanë thënë mos hyni brenda se shtëpia rrezikon shembjen por gjatë dimrit është ftohtë dhe ne detyrohemi të rrimë këtu edhe pse e dimë rrezikun. S’kërkojmë asgjë tjetër vetëm të na rindërtojnë shtëpinë. Jemi ankuar disa herë në bashki por s’na kanë ndihmuar”, thanë ata.
Të ardhurat e vetme të çiftit Liçaj janë 4 mijë lekë, ndihmë ekonomike në muaj dhe pensioni minimal i prindërve të moshuar, të cilët janë të sëmurë e me ilaçe. I kontaktuar me telefon kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj tha se bashkia nuk ka programe për strehim dhe as fonde për rindërtim.
Kryebashkiaku shton se u ka ofruar bonus qiraje per 1 vit por familja e ka refuzuar te zhvendoset ne qytet, duke kerkuar rikonstruksionin e baneses se tyre ne fshatin Kremenar.