Armando Broja vendosi. E ardhmja e tij do mbetet në Premier League dhe konkretisht te skuadra e Burnley. Chelsea ka pranuar që ta largojë sulmuesin e Kombëtares në mënyrë përfundimtare për vlerën e 23 milionë eurove, ndërsa ‘Sky Sports’ bën me dije se 23-vjeçari ka kaluar edhe testet mjekësore.
Tanimë mbeten disa detaje për t’u përcaktuar, në mënyrë që Broja të bashkohet me klubin e ri në kërkim të përvojave të reja. I shoqëruar nga disa dëmtime, Broja nuk mundi të tregonte asgjë nga cilësitë e tij në huazimet te Fulham dhe Everton.
Megjithatë, Burnley beson te aftësitë e të riut shqiptar dhe investimi shihet me vlerë për të ardhmen. Kontrata e firmosur pritet të jetë të paktën për katër vite.
“Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, ka përfunduar testet mjekësore me Burnley. Negociatat klub me klub mbi detajet përfundimtare të marrëveshjes dhe kontratës së Brojës janë duke vazhduar. Burnley po vazhdon bisedimet me Chelsean dhe Newcastle për nënshkrimin e përhershëm të Lesley Ugochukwu dhe Martin Dubravka”, shkruan Sky Sports.