Një ditë pas publikimit, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato i dorëzoi kryeministrit Edi Rama progres raportin për Shqipërinë për vitin 2025. Ambasadori theksoi progresin e mirë të bërë në negociata, të evidentuar edhe në raport, ndërsa shtoi se tanimë Shqipëria ka hyrë në një fazë përfundimtare, ku vendi duhet të tregojë vullnetin për të vijuar me hapat e mëtejshëm për arritjen e objektivit, anëtarësimin brenda 2030.
“Dua të përgëzoj autoritetet shqiptare për këtë rezultat. Të shfrytëzojmë këtë mundësi unike, pasi po hyjmë në një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për t’u afruar me standartet e BE. Komisioni Europian është gati të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të rrugës së saj për realizimin e synimit ambicioz për mbylljen e negociatave deri në fund 2027″, tha ai.
Ambasadori theksoi edhe nevojën e përmbushjes së reformave të kërkuara, duke kërkuar bashkëpunim mes institucioneve, maxhorancës dhe opozitës, shoqëruar me debate të shëndetshme në Kuvend. Ky institucion, theksoi Gonzato, ka një rol kyç në integrim dhe palët duhet të japin kontributin e tyre.
“Urgjencën e reformave që kjo nuk duhet të dëmtojë cilësinë e tyre, konsultime domethenëse përpara miratimin të shoqëruara me devate të shëndetshme në Kuvend. E them këtë se anëtarësimi është projekt gjithëshoqëror, që duhet t’i përqafojë aktivisht çdo vend. Ky projekt duhet të zotërohet nga qeveria, opozita, shoqëria civile. Të gjithë kanë rolin e tyre. Për këtë duhet të ketë legjimitet dhe konsensus.”, tha Gonzato.
Kryeministri Rama tha se progres raporti i BE tregoi mes të tjerash, pavarësisht sfidave që adresohen, një gjë të rëndësishme: që rruga e Shqipërisë drejt BE është në rrugën e duhur. Kreu i qeverisë shprehu bindjen se në raportin e vitit 2027, BE do të rekomandojë anëtarësimin e vendit tonë në Union.
“Raporti thotë një gjë, që Shqipëria është në rrugën e duhur, për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027. Duke thënë këtë, raporti i ka thënë të tëra. Ndërkohë që patjetër që në këtë rrugë të duhur, ka sfida në çdo hap. Sfida dhe çështje për t’u adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore por edhe cilësore në çdo hap.”
Një mesazh kishte edhe për kundërshtarët teksa iu tha se duhet të ndihen mirë “sepse kjo qeveri i ka bërë detyrat, edhe për mbështetësit edhe për kundërshtarët” dhe se “afrimiteti me BE është garanci për të gjithë”. Theksoi se PS s’ka ndërmend të ikë nga qeveria pa e futur vendin në Union. Vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE, Rama tha se është i gatshëm që të qëndrojë edhe në paradhomën e Brukselit, pa të drejtë vetoje, por me të gjitha përfitimet si një i barabartë.
“I qëndroj kësaj ideje. Është qasje që u jep të dyve atë që duhet, pa i krijuar probleme njëri tjetrin. Ne duam të bëhemi anëtarë të BE, të kemi akses të plotë në ngrehinën e BE, nga pikëpamja e legjislacionit, kapaciteteve, buxheteve. Pas një marrëveshjeje, ne ulemi në tryezë. E rëndësishme të mos kemi veto, dhe ata të mos tremben nga vetoja unë. Kështu që e përshëndes këtë ide, nuk më gjen fare të surprizuar”, tha Rama.
Ambasadori pritet t’ia dorëzojë progres raportin edhe ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe presidentit Bajram Begaj.
Integrimi/ Rama: Në kohën e poshtërimit të Shqipërisë, aprovonte Kadiu dhe refuzonte Aliu! I dimë detyrat tona
Kryeministri Edi Rama theksoi se brenda këtij viti do të përmbyllin të gjitha hapjen e grupkapitujve. Kreu i qeverisë përmendi edhe “periudhën e poshtërimit 3-vjeçare të Shqipërisë”, siç e cilësoi ai, kur ndërsa Komisioni rekomandonte hapjen e negociatave, disa vende e bllokonin.
“Do ta mbyllim vitin me të gjithë kapitujt e hapur. Kjo ka ardhur si rezultat i faktit që dua ta risjell në vëmendje. Në vitet e poshtërimit, siç i quaj, kur na jepte Kadiu por na e refuzonte Aliu, dmth kur KE rekomandonte hapjen e negociatave dhe për shkak të një apo dy tre vendeve s’arrinte dot, ne kemi bërë atë që e kam përsëritur asaj kohe. Jemi përgatitur për ditën kur negociatat do të hapeshin dhe kemi punuar njësoj sikur të ishin hapur. Dhe për këtë arsye grupi unë negociator ka shkëlqyer në këtë process sepse nuk ka vajtur në tryezën e negociatave për të mësuar aty se çfarë duhet të bëjë por ka qenë i mirë stërvitur gjatë epokës tre vjeçare të poshtërimit të Shqipërisë. Sot ne i dimë mirë detyrat. Jemi i vetmi vend në rajon që përdor AI për këtë process. Dhe falë Diellës ne bëjmë trasnferimin me shpejtësi të lartë të të gjithë trupit ligjor të BE për ta adoptuar me të Shqipërisë dhe nga ana tjetër kryejmë me përpikmëri objektivat ne kalendarin e përbashkët dhe analizojmë me durim dhe përulësi të gjitha ato që këtu janë të rreshtuara si probleme që duhen adresuar. “, tha Rama.
Gonzato: Kuvendi rol kyç për anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Duhen debate të shëndetshme dhe kritike nga palët
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato lidhur me situatën politike në vend opozitë-mazhorancë, tha se Kuvendi ka një rol kyç në procesin e integrimit dhe se ka nevojë urgjence për zhvillimin e debateve të shëndetshme dhe kritike gjithashtu.
“Mesazhi është një i njëjti që jap çdo ditë. Kuvendi ka një rol kyç për të luajtur dhe thirrja ime të kemi dëshirën dhe mundësinë të luajnë roli ne tyre dhe të japin kontributin e tyre në këtë proces të reformave. Na duhen debate të shëndetshme dhe kritike. Duhet të bëhen dhe të jenë mundësia që qytetarët të kuptojnë reformat dhe ndikimet që do të kenë në jetën e tyre”, tha Gonzato.
Rama: Mbështes propozimin e Kos! Ka qenë ideja ime, të ulemi si të barabartë në BE pa të drejtë vetoje! Njëri nga ata të mëdhenjtë më tha…
Kryeministri Edi Rama u pyet se për një deklaratë të bërë nga komisionerja Marta Kos se shtetet që duan të bëhen anëtare mund të vendosen në një periudhë prove, dhe se komisioni po punon për periudha tranzitore dhe mekanizma mbrojtjës. Kryeministri Edi Rama tha se idesë për t’u ulur në tryezën e BE-së pa të drejtë vetoje, e ka hedhur shumë vite më përpara, dhe është një qasje që iu jep mundësi të dyja palëve që të marrin atë që duhet, por pa krijuar problem për njëra-tjetrën.
Ndërsa Gonzato shpjegoi se detyra e KE nuk është që të ndryshojë rregullat apo traktatin e vendosur për anëtarësimin e shteteve, por të japë rekomandimet.
“Këtë ide e kam hedhur vetë shumë vite përpara, dhe e kam hedhur sa herë më është dhënë mundësia. I qëndroj kësaj ideje. Është ide që i ka rrënjët shumë thellë në historinë e mendimit evropian. Është qasje që u jep të dy atë që duhet, pa i krijuar probleme njëri tjetrin. Ne duam të bëhemi anëtarë të BE, të kemi akses të plotë në ngrehinën e BE, nga pikëpamja e legjislacionit, kapaciteteve, buxheteve. Ata duan të njëjtë gjë, por kanë një frikë, duke qenë 27, ka vështirësi në marrjen e vendimeve. Sepse është një familje ku vendoset me konsensus. Tani thonë ata, imagjino sikur të bëhemi 28, 29…32 sesa më e vështirë mund të bëhet pavarësisht se ne si ballkanas, mendoj se sot jemi më të qetë sesa ata që janë ballkanizuar ndërkohë. Kjo është arsye e mjaftueshme për të gjetur rrugë të ndërmjetme që është pozitive për të dyja palët. Ne kemi bërë propozime konkrete, jemi gati të marrin pjesë në cdo diskutim. Kjo nuk ka nevojë të bëhet me ndryshime traktatesh por me marrëveshje. Pas një marrëveshjeje, ne ulemi në tryezë. E rëndësishme të mos kemi veto, dhe ata të mos tremben nga vetoja unë. Kështu që e përshëndes këtë ide, nuk më gjen fare të surprizuar sepse edhe me Komisioneren ia kam thënë edhe këtë, dhe e kam përsëritur pavarësisht se kam dëgjuar nga disa që nuk janë më sot, ka thënë se çfarë është kjo iu duam brenda në shtëpi, me të gjitha. Edhe me veton. Ne po iu themi se si mund ta adresojmë këtë dhe të jemi bashkërisht në këtë tryezë dhe të mos kemi asnjë shqetësim. Njëri nga ata të mëdhenjtë më tha mua se do të hyni në BE patjetër dhe do të festojmë bashkë. Ai nuk është më, iku. E kuptoj dëshirat e mira por kohët kanë ndryshuar dhe duhet të adaptohemi me kohën dhe të gjejmë një rrugë që të jemi në tryezë që të drejtat tona të jenë të barabarta, por as shqetësimi i tyre të mos kthehet në problem për ne prisni ju sa të reformojmë BE, siç me thoshte një tjetër që është duke ikur.”, tha Rama.
Rama: Qeveria jonë ka bërë punët dhe për kundërshtarët politikë! Nuk ikim nga pushteti pa bërë Shqipërinë pjesë të BE-së
Kryeministri Rama dhe njëherë tregon vendosmërinë e qeverisë së tij për të arritur objektivin përfundimtar, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ndër të tjera ai thotë se qeveria e tij ka bërë punët dhe për kundërshtarët politikë ndërsa shton e PS nuk do të largohet nga pushteti pa e bërë Shqipërinë pjesë të BE-së.
“Raporti u thotë shqiptarëve që Shqipëria ecën vendosmërisht në rrugën e duhur dhe na thotë ne se çfarë duhet të bëjmë më shumë e më mirë që të ecim pa asnjë ndalesë për të arritur objektivin e vitit 2027. Sa më pranë BE të jemi aq më shumë do të ketë dhe për ta hapësirë dhe përkujdesje, gjë që nuk mungon as në këtë raport. Ndjehuni mirë të gjithë, mbështetës apo kundërshtarë, së kjo qeveri i ka bërë detyrat për të gjithë dhe pastaj afrimiteti me BE-në është një garanci për të gjithë. Sepse mbështetës dhe kundërshtarë jemi në kohë ë ndryshme sipas qeverive që shkojnë e që vijnë. Kjo e jona nuk do të shkojë pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE. Më tutje do të shohim sipas asaj që do të vendosë populli”, tha Rama.
Rama: Në progres raportin e vitit 2027, BE do të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë në Union
Kryeministri Edi Rama tha se progress raporti thotë një gjë kryesore, që Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Unionit. Ai shprehu bindjen se në progres raportin e vitit 2027, BE do të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë në Union.
“Raporti thotë një gjë, që Shqipëria është në rrugën e duhur, për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027. Duke thënë këtë, raporti i ka thënë të tëra. Ndërkohë që patjetër që në këtë rrugë të duhur, ka sfida në çdo hap. Sfida dhe dhe çështje për tu adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore por edhe cilësore në çdo hap. Natyrisht që raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë. Ajo që ne kemi bërë gjithmonë dhe do të bëjmë përsëri është që duke marrë energjinë e nevojshme nga gjysma plot, të fokusohemi me të gjithë energjinë e nevojshme te gjysma bosh që në 2027 ta përmbyllim këtë process që raporti i vitit 2027 të shkruajë rekomandojmë anëtarësimin e Shqipërisë. Ky është objektivi historik dhe jam krenar që tanimë askush nuk harron të thotë se Shqipëria është pararojë në këtë proces me Malin e Zi dhe më në fund është shembulli pozitiv që iu jepet edhe të tjerëve që duan të bëhen pjesë e BE. “, tha ai.
Ambasadori i BE-së: Vlerësojmë suksesin e Shqipërisë! Mangësi në zgjedhje, disa vendime të Kushtetueses nuk janë respektuar
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato teksa i dorëzoi kryeministrit Rama progres raportin për vitin 2024-2025 të Shqipërisë për rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në fjalën e tij, Gonzato veçoi sukseset e mangësitë e Shqipërisë duke e mbyllur në fund me një sygjerim, për vijimin e përmbushjes së reformave duke i kaluar në konsultim publik si dhe në parlament nëpërmjet debatit konstruktiv.
“Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishme për Shqipërinë. 5 nga 6 grupet janë hapur dhe po punohet për hapjen e kapitullit të fundit. E gjitha është arritur m një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe përgëzoj Shqipërinë për rezultatin e shkëlqyer.
Po hyjmë një fazë vendimtare ku do të testohet vullneti i Shqipërisë. Ka bërë përparim të ndjeshëm duke përmbushur 21 masa reformuese që prej vitit 2024. Duke bërë që KE të disbursojë 99.3 mln euro për Shqipërinë.
Ke është gati të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të rrugës së saj për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027. Për të përmbushur këto objektiva, duhet të ruaje dhe të përshpejtojnë ritmin e reformave, duhet të përmbushë piketat e ndërmjetme. Këto piketa konsiderohen aq të rëndësishëm sa pa përmbushjen e tyre nuk mundtë mbyllet as provizorisht një kapitull. Raporti 2035 është faktik dhe gjithëpërfshirës. Raporti mbulon periudhën nga 1 shtator 2024 deri në 1 shtator 2025.
Në përgjithësi raporti i për Shqipërinë është pozitiv, konfirmon angazhimin e plotë politik vlerëson nivelin e lartë të dëshirës dhe ambicies për të ecur përpara, ndërsa dinamika aktuale duhet të përkthehet në reforma më të shpejta. Shqipëria ka filluar të jetë në përputhje me politikat e jashtme dhe me sigurinë. Raporti vlerëson që funksionimi i institucioneve demokratike është sfiduar nga polarizimi politik, moszbatimi i disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, apo mungesës së konsultimeve publike. Zgjedhjet ishin konkurruese, por u shënjuan nga mangësi të konsiderueshme përfshirë abuzimet me burimet publike që coi në mosbarazi në garë. Përshëndes krijimin e komisionit të përbashkët parlamentar për Reformën zgjedhore.
Shqipëria ndërmjet një niveli të moderuar në fushën e gjyqësorit. Rezultate në zbatimin e reformës në drejtësi dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Raporti vëren miratimin e strategjisë antikorrupsion. Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm duke ndikuar në sferat publike dhe private dhe masat e marra kanë pasur reagim të pjesshëm. Shqipëria është e përgatitur për luftimin e krimit të organizuar. Është krijuar një zyrë për rikuperimin e pasurive por do të donim të shihnim rezultate konkrete. Përparime në fushën e mbrojtjes të së drejtave të njeriut. Shqipëria ka bërë përparim të kufizuar në lirinë e shprehjes. Urgjenca e reformave, me konsultime publike dhe debate në Kuvend”, tha Gonzato.