Por për t’i hapur rrugën tregut virtual të monedhave, ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hartuar projektligjin e ri “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”, i cili parashikon prodhim, blerje, këmbim dhe përdorim të kriptovalutave edhe në Shqipëri, duke ju përshtatur edhe rregulloreve të Bashkimit Evropian.

“Shqipëria synon të ndërtojë një kuadër të harmonizuar që do t’i mundësojë ofruesve vendas të shërbimeve të kripto-aseteve të operojnë në tregun e përbashkët evropian në përputhje me standardet më të larta të mbikëqyrjes dhe transparencës”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Rregullat e caktuara në këtë projektligj sipas ministrisë garantojnë një mjedis konkurrues për bizneset inovative, me qëllim që ofruesit vendas të operojnë pa pengesa në tregun e përbashkët evropian, duke synuar nxitjen e konkurrueshmërisë, tërheqjen e investimeve cilësore.ive-loaded=>

“Kripto-asetet janë një prej produkteve kryesore të mbështetura në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë. Ato janë përfaqësime digjitale të një vlere ose të drejte të cilat mbartin potencialin për të sjellë përfitime të konsiderueshme për pjesëmarrësit e tregjeve financiare, përfshirë këtu investitorët jo-profesionistë të këtyre tregjeve”, shpjegohet në relacion.