Në protestën e 28 shkurtit mbizotëroi kaosi dhe dhuna, ku militantët e Berishës sulmuan me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha (brenda së cilës ndodheshin disa artistë), bizneset private dhe koshat e mbeturinave.
Policia ka arrestuar 4 militantë të Sali Berishës, pas protestës së dhunshme të organizuar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike.
Menjëherë pas protestës së mbrëmjes së djeshme, Policia shoqëroi në Komisariat mbi 10 persona, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në akte dhune.
Në protestën e 28 shkurtit mbizotëroi kaosi dhe dhuna, ku militantët e Berishës sulmuan me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha (brenda së cilës ndodheshin 7 artistë dhe disa pjesëtarë të stafit), bizneset private dhe koshat e mbeturinave.
Po ashtu pati edhe përplasje mes militantëve dhe Policisë, përkatësisht përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në zonën e ish-Bllokut, ku efektivët u goditën me gurë dhe sende të forta.
Në protestën e djeshme, ndryshe nga tubimet e organizuara herë të tjera, nuk kishte fjalime politike në podium, por u zhvillua një marshim në zona të ndryshme të Tiranës dhe në një moment kur po mendohej se gjithçka po shkonte më qetë se herët e kaluara, militantët e Berishës zbrazën breshëri molotovësh e fishekzjarresh te vila e Enver Hoxhës.
Kujtojmë se protestat fundit të organizuara nga Berisha janë kthyer në një rutinë ku përdoret dhunë dhe goditen me molotovë dhe sende të forta efektivët e Policisë, por edhe institucionet dhe prona private.