Teksa foli për protestën për UÇK në Tiranë, Gucati kritikoi Kurtin për sulmin ndaj Ramës. Ai tha se nëse Kurti do të ishte kundër Gjykatës Speciale, do të kishte votuar kundër në parlament, në vend që të bojkotonte.
Berisha bojkotoi protestën pro-UÇK, Gucati: Do jetë në ndërgjegjen e tij pse nuk na mbështeti, as me një deklaratë në Facebook
Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati foli për protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, për të cilën tha se arriti që të ishte një zë i fuqishëm që “depërtoi” përtej kufijve. Në një intervistë për Report TV, Gucati theksoi se mesazhi më i mirë që përcollën ishte ai i bashkimit të të gjithë shqiptarëve sidomos për një kauzë të tillë.
Ai njoftoi se do të mbajnë edhe dy protesta të tjera, njëra prej të cilave në AShkup dhe tjetra para Parlamentit Evropian në Strasburg, por ende nuk janë caktuar datat.
“Protesta ishte një zë i fuqishëm i të gjithë shqiptarëve, duke iu treguar ndërkombëtarëve se dimë të protestojmë, të ruajmë identitetin tonë kombëtar dhe jemi në mbrojtje të çlirimtarëve dhe djemve tanë që mbahen padrejtësisht që prej 5 vitesh. Jam i prekur se e kam vuajtur dënimin vetë, kam ndjenjur mbi tre vite në atë burg dhe e di se çfarë do të thotë të jesh aty brenda.