10
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Megjithëse është lidere e tabelës me 26 pikë pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, FC Prishtina të hënën njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi.
Vendimi erdhi pas humbjes nga Malisheva me rezultat 0-2 dukë bërë që skuadra bardhekaltër të ketë dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit të elitës së futbollit kosovar.
Ndërprerja e bashkëpunimit megjithatë erdhi si lajm befasues, por KosovaPress nga burimet brenda klubit mëson se gjithçka u bë me marrëveshje të dyanshme.
“Nuk ka diçka specifike, Filloi të ketë rënie dhe kemi rënë dakord të dy palët në mënyrë shumë miqësore”, ka thënë burimi brenda klubit.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com