13/06/2025 20:11
Urdhri i Psikologut është jo funksional, me dërën e mbyllur jashtë shërbimit!
Psikologët po përballen në një situatë të pazakontë me konfliktin mes presidentes së re të dalë nga zgjedhjet e 5 qershorit, Brunilda Laboviti dhe kryetares së mëparshme, Valbona Treska që edhe pse pa qenë në garë dhe me mandat të përfunduar nuk dorëzon detyrën.
“Kam ardhur të di çfarë është bërë me votën time? Unë i kam pasur të dyja pedagoge dhe nuk e kuptoj ç’po ndodh! I harruan leksionet që na jepnin kur ishim student për të pranuar humbjen? Nuk janë bërë psikologët për psikologë, por zonja Treska duhet të ik!”
Dera e mbyllur e Urdhrit të Psikologëve, teksa është thirrur mbledhja e këshillit kombëtar të vjetër të institucionit për të shqyrtuar vlefshmërinë e procesit zgjedhor, solli revoltën e Labovitit, më të votuarës si presidente, që deklaron se do të denoncojë në hallkat e gjyqësorit shkeljet.