Mënyra e përgatitjes
Kriposni copat e gjoksit të pulës dhe vendosini në një tigan të nxehtë me një pullë gjalpë.
Skuqini copat e gjoksit deri në kafe të artë. Pritini portokallet përgjysmë dhe shtrydhni lëngun në tigan mbi mish, limonin e prisni përgjysmë dhe lëngun e shtrydhni sipër mishit, shtoni rozmarinën drejt fundit.
Zieni derisa të pakësohet lëngu dhe të mbetet një salcë e karamelizuar nga reçeli i portokallit, më pas fikim zjarrin. Vendosni një copë gjalpë në një tigan dhe kur të shkrihet, shtoni fetat e bukës kafe në tigan, skuqini nga të dyja anët ose më mirë skuqini dhe i hiqni në një pecetë për të hequr yndyrën e tepërt. Në një pjatë vendosni dy copa gjoks pule dhe disa copa bukë të thekur.
Shijoni oreksin e të dashurve tuaj për një kënaqësi tjetër!
Përbërësit
4 copa gjoks pule
5 portokallë
1 limon
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji rozmarinë
4 feta buke
50 gram. gjalpë