“Ponikva” bëhet qendër rehabilitimi për të lënduarit nga tragjedia e Koçanit. Vendimi është marrë në seancën e 82-të të seancës së rregullt të Qeverisë.
Siç informoi pres shërbimi qeveritar, duke pasur parasysh natyrën e lëndimeve, sidomos tek pacientët të cilët kanë pësuar djegie të rënda, është i nevojshëm kujdes i specijalizuar dhe afatgjatë, fizioterapia, mbështetja psikologjike dhe mbikqyrja e vazhdueshme mjekësore. Qendra turistike në Ponikvë, me kushtet e saj natyrore dhe teknike, është vend i përshtatshëm për zbatimin e këtij lloji të rehabilitimit. Nevojat të cilat do të sigurohen kanë të bëjnë me akomodimin dhe kapacitetin terapeutik për pacientët e lënduar, angazhimin e ekipeve mjekësore dhe fizioterapeutike me trajnim të posaçëm në trajtimin e djegieve, ofrimin e mbështetjes psikologjike për pacientët dhe familjet e tyre, si dhe komunikimin e vazhdueshëm me spitalet dhe specialistët që trajtojnë pacientët në fazën akute”, theksohet në kumtesë.
Kjo iniciativë do të kontribuojë jo vetëm në rikuperimin fizik, por edhe në stabilizimin psikosocial të personave të lënduar, duke përshpejtuar kështu rikthimin e tyre në jetën e përditshme.
“Me qëllim sigurimin e vazhdimësisë në kujdesin shëndetësor dhe rehabilitimin e pacientëve, duam t’јu informojmë se plani, renditja, mënyra e zbatimit të rehabilitimit të zgjatur mjekësor, si dhe sigurimi i ekipeve kompetente mjekësore, do të përgatiten nga ISHP Spitali i Përgjithshëm me Aktivitet të Zgjeruar – Koçan, në bashkëpunim me: Ministrinë e Shëndetësisë, Institucionet publike shëndetësore të përfshira në trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve të lënduar, si dhe në përputhje me nevojat dhe gjendjen e vetë pacientëve dhe familjeve të tyre”, qëndron në kumtesë.
Qeveria miratoi Informacionin mbi nevojën për të siguruar rehabilitim në Ponikvë dhe e angazhoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të vë në dispozicion kapacitetet e akomodimit në vendpushimin Ponikva për periudhën nga 10 qershori deri më 20 gusht. Qeveria e angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë, në bashkëpunim me ISHP Spitalin e Përgjithshëm me Aktivitet të Zgjeruar Koçan dhe Grupin Punues të formuar nga Qeveria në bashkëpunim me pacientët, të miratojnë planin operativ për rehabilitim.
Gjithashtu, shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit për pacientët, si dhe ushqimin për stafin mjekësor janë përgjegjësi e Ministrisë për Punë të Brenshme.