Përbërësit:
500 gr gjizë
2 vezë
2-3 qepë të njoma
3 lugë supe miell
1 majë luge sodë
3 lugë supe vaj ulliri
1 tufë majdanoz
1 tufë nenexhik
1 tufë mendër
3 thelpinj hudhër
Kripë, piper i zi
Arrë moskat
Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një tas përziejmë gjizën, vezët, piperin, arrën moskatin, majdanozin, mendrën, qepët e grira imët, vajin e ullirit, hudhrat, sodën dhe miellin. I punojmë me dorë derisa të lidhen mirë dhe të bëhet një masë e qëndrueshme. Rregullojmë shijen me kripë dhe i lemë të pushojnë 20–30 minuta që të marrin aromë. Në një pjatë përziejmë miell me pak peksimadhe. Formojmë qofte të sheshta me dorë, i kalojmë në miell nga të dyja anët dhe i vendosim në pjatë. Në tiganin me vaj të nxehtë skuqim qoftet derisa të marrin ngjyrë të kuqërremtë. I vendosim mbi letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt dhe më pas i shërbejmë duke i spërkatur me majdanoz të grirë.