Qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e vendit, janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’iu bashkuar marshit qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë”.
Protestues të shumtë me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , me thirrjet UÇK-UÇK, e me pankarta në duar “Në emer të popullit liri”, e “Historia nuk mund të rishkruhet”, kanë marshuar sheshin e Prishtinës.
Pjesëmarrësit kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në shesh është vendosur edhe një mbishkrim i madh me moton: “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me fotografitë e katër të akuzuarve, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë./Indeksonline./
Rifat Jashari pritet me brohoritje e duartrokitje nga qytetarët në parakalimin e FSK-së dhe Policisë së Kosovës
Nis parada e krenarisë, marrin pjesë krerët e shtetit dhe Rifat Jashari
Rifat Jashari arrin në kuvend, shumë deputetë i afrohen për ta përshëndetur
Krerët e shtetit bëjnë homazhe te varri i Rugovës dhe Demaçit në 18-vjetorin e pavarësisë
Kryetarja Haxhiu në 18-vjetorin e pavarësisë: Liria kërkon angazhim të përditshëm
I mori 700 euro të burgosurit, dënohet ish-shefi i burgut në Lushnje
Gubetini fton bashkatdhetarët në protestë më 17 shkurt në sheshin “Skënderbeu”
Të fundit nga IndeksOnline
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara