8
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Në mbledhjen që po mban KQZ, kryetari i këtij komisioni Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se deri më tani nuk janë raportuar parregullsi që cenojnë integritetin apo mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor.
Duke u mbështetur në të dhënat preliminare nga rreth 94% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 158 mijë e 691 votues apo 7.84%, nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues.
Deri në të njëjtën kohë, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021, kishin votuar 152 mijë votues apo 8.2% e votuesve nga 1 milionë 885 mijë e 448 votues.
Konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në orën 15:30
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com