Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, sapo ka ushtruar të drejtën e tij të votës, duke bërë thirrje për një proces fer zgjedhor.
Radoniqi ka të drejt vote në qytetin e Pejës, teksa u shpreh i lumtur që KQZ-ja arriti të shpërndajë materialin zgjedhor dhe të finalizojë të gjitha përgatitjet për këtë proces.
“Sa i përket qendrave komunale, të gjitha përgatitjet janë bërë dhe të gjitha pajisjet janë shpërndarë në të gjitha komunat dhe presim që nesër të fillojë numërimi në të gjitha komunat” deklaroi Radoniqi.
Ai tha se kanë mbështetje nga Ambasada e Britanisë së Madhe, në ndërtimin e platformës zgjedhore.
Përgjatë javëve të fundit, Radoniqi ka zhvilluar takime të shumta edhe me akterë ndërkombëtarë, të cilët po ashtu kanë bërë thirrje për organizim të drejt të zgjedhjeve dhe mbarëvajtje të këtij procesi.