Konferenca e Organizatës Botërore të Mbikëqyrjes së Sigurimeve, po mbahet ditën e sotme, 14 nëntor, në Tiranë.
I pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama, i cili mbajti dhe fjalimin e tij në këtë konferencë, teksa u shpreh ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike dhe luhatjet e tregjeve, janë sfida me të cilat përballen të gjithë, e që kërkojnë zgjidhje inovatore.
Siç shprehet Rama, mosveprimi për zgjidhjen e këtyre problematikave, po ndikojnë në jetën e përditshme të çdokujt.
“Ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike, dhe luhatjet e tregjeve globale, janë sfida që na ndikojë të gjithëve e që kërkojnë prej nesh zgjidhje inovatore. Problemi është që dritarja për të përmbushur objektivat e klimës po mbyllet me shumë shpejtësi dhe pasojat e mosveprimit po formësojnë tashmë ekonomitë tona dhe po imponojnë një kosto shumë të shtrenjtë në jetën tonë të përditshme. Në këtë moment përcaktues, është afërmendsh që industria e sigurimeve është përballë një sfide të jashtëzakonshme dhe po kështu zgjedhjeve shumë të vështira, në një përpjekje për të kthyer rrezikun në rezistencë dhe siguri të përbashkët“, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha gjithashtu se këto rreziqe që kanos njerëzimin, kanë dhe lidhjet mes tyre si një raport ‘shkak-pasojë’, por për vendet me ekonomi më të vogël, pasojat janë më të theksuara.
“E gjithmonë e më tepër, rreziqet janë të ndërlidhura, kërcënimet e klimes që e njohëm tek pasiguritë financiare, ndërkohë që ndërhyrjet kibernetike lidhen me stabilitetin tonë dhe harmoninë shoqërore. Ato ndërlidhje që nxisin rritjen, mund të rrisin edhe dobësitë tona. Për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme, na duhet të përqafojmë një qasje të rezistencës, që merr në konsideratë moritë e sfidave që përballen familjet, bizneset e kombet. Për ekonomitë më të vogla, pasojat e këtyre rreziqeve globale janë të amplifikuara, ndërkohë që përballemi me të njëjta kërcënime si vendet e mëdha, shpesh na mungon rezistenca financiare, forca institucionale dhe mbulimi i nevojshëm i sigurimeve që t’i përballojmë ato.”, tha Rama.
Kështu, bazuar në sfidat që përballen vende të vogla me këto rreziqe globale, Rama u shpreh se dëmet e shkaktuara prej këtyre problematikave mund të fshijë vite pune, duke lënë njerëzit e pambrojtur. Më tej, Rama u shpreh se duhet që Shqipëria të zgjerojë rrjetet e sigurisë, e të jenë të aksesueshme për këdo.
“Vitet e fundit, na kanë treguar se sa shpejt trazirat mund të kërcënojnë ekonomitë tona, vendet tona të punës, të sfidojnë shërbimet tona publike, e të stresojnë komunitetet tona. mes tyre sprovave ka një mësim të fuqishëm.
Ne mund të mos parashikojmë çdo katastrofë, por mund të fortifikohemi për të rimëkëmbur. Të ndërtosh një rezistencë të tillë duhet një mendësi e ndryshme proaktive. Në shumë vende ekzistojnë hendeqe domëthënësë të mbulimit. Në rastin e Shqipërisë për shembull, pavarësisht përpjekjeve për një mbulim të sigurimeve, shumë familje, biznese të vogla, mbeten pa mbrojtjen e nevojshme. Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytje, zjarret e tërmetet, mund të fshijnë vite pune të mundimshme, duke lënë ata të pambrojtur, të vuajnë më gjatë, e të investojnë shumë më pak në të ardhmen e tyre.
Është e qartë, na duhet të zgjerojmë rrjetet tona të sigurisë, për të përfshirë më shumë individë në sektor e lloje rreziqesh, e të sigurohemi që këto zgjidhje të mund të merren nga çdokush“, tha ai.
E teksa u shpreh se raporti i Këshillit Evropian thekson një përparim të dukshëm, Rama cilëson se orientimi i sistemeve financiare drejt praktikave të gjelbra është diëka jetike.
“Një strategji gjithëpërfshirëse që bën bashkë sigurimet, fondet rezervë, buxhetimin, mund të zbusë në mënyrë të jashtëzakonshme rreziqet fiskale nga katastrofat natyrore. Për më tepër, orientimi i sistemeve tona financiare drejt praktikave të gjelbra është jetike”, tha Rama.
Kryeministri dha dhe një mesazh për nevojën e bashkëpunimit.
“Ajo çka është me interes në botën e sotme është se askush nuk mund të shpëtojë veten, apo koimbin e tij i vetëm. Ose të gjitha kombet do bëhen bashkë për të shpëtuar njerëzimin, ose njerëzimi do të shkojë në ferr me të gjitha kombet së bashku”, tha ai.