Nga sot, Bashkia e Tiranës ka 4 nënkryetarë të rinj. Blendi Sulaj, Ilir Mengra, Gentian Këri dhe Vasilika Vjero zëvendësojnë Frida Pashakon, Keti Luarasin, Andi Seferin dhe Jonida Halilin, të cilët u dorëhoqën nga detyra. Ndryshimet vijnë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për ripërtëritje të stafit në nivele drejtuese.Nuk vonoi. 10 ditë pasi kryeministri Edi Rama trokiti sërish në bashkinë e Tiranës për të kërkuar rifreskim në nivelet drejtuese, 4 nënkryetarë të bashkisë, dhanë dorëheqjet në bllok.
Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi Seferi dhe Jonida Halili u tërhoqën nga detyra, dhe në vend të tyre u emëruan katër nënkryetarë të tjerë, Blendi Sula, Ilir Mengra, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero. Këto pozicione drejtuese do të kenë edhe detyra specifike.
Ilir Mengra do të jetë nënkryetar për punët publike, Vjero Vjero për financat dhe zhvillimin ekonomik, Sula për territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural ndërsa Gentjan Këri për administratën e bashkisë.
Por cilët janë nënkryetarët e sapoemëruar të Bashkisë së Tiranës?
Gjatë karrierës së saj shumëvjeçare, Vasilika Vjero ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve, e Qendrës Kombëtare të Biznesit, Drejtore e ARSSH-së. Ajo numëron më shumë se 10 vite eksperiencë pune për Bashkinë e Tiranës në menaxhimin e Administratës Tatimore dhe Departamentit të Planifikimit Strategjik dhe buxheteve vendore. Që prej muajit shkurt ajo është këshilltare e ministrit të Financave.
Blendi Sula ka qenë nënkryetar i Partisë Republikane nga viti 2014-2021. Në këto zgjedhje kandidoi për deputet, dhe u radhit i 25-ti nga 37 kandidatë në listën e hapur të PS-së, me 2112 vota.
Nënkryetari tjetër më i ri i Bashkisë së Tiranës, Ilir Mengra ka shërbyer si drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ndërsa Gentian Këri ka mbajtur më parë detyrën e kreut të Prokurimeve publike në 2014-ën.
Nga ky ristrukturim nuk preket Anuela Ristani, e cila aktualisht është Kryetare e deleguar e Bashkisë së Tiranës, në mungesë të kryetarit Erion Veliaj, i cili ndodhen në paraburgimin e Durrësit.
Dorëheqje ka pasur më parë edhe në pjesën dërrmuese të bashki të vendit.