12
Kryeministri Edi Rama k ambledhur këtë të premte në Durrës kryetarët e bashkive të gjithë vendit. Takimi vjen në një kohë kur kreu i qeverisë ka iniciuar një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike, ndërsa pritet të kërkojë bashkëpunim më të fortë me pushtetin vendor.
Temat e diskutuara do të jenë tek problematikat gjatë sezonit veror dhe tek administrimi më efikas.
Do të diskutohet për Paketën e Maleve, legalizimet dhe regjistrimin e tokave bujqësore, rolin e bashkive në bujqësi, kontrollin e territorit, financat vendore, bashkëpronësia dhe roli i bashkive në negociata dhe anëtarësim në BE.
Çështjet kryesore për diskutim do të jenë:
- Paketa e maleve
- Legalizimet dhe regjistrimi i tokave bujqësore
- Roli i bashkive në bujqësi
- Kontrolli i territorit
- Financat vendore
- Bashkëpronësia
- Roli i bashkive në negociata dhe anëtarësimin në BE