35
previous post
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga lumi i Bunës, pas përfundimit me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin pranë zonës së Dajlanit.
Kreu i qeverisë pas këtij aksioni shprehet se pas shumë vitesh tanimë Buna rrjedh i lirë në shtratin e vet.
“Mirëmëngjes dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Kujtojmë se faza e parë e ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit Buna përfshiu heqjen e rrjetave dhe pinarëve, ndërsa faza e dytë u fokusua në heqjen e pjesëve metalike që kërkonin ndërhyrje më të specializuar
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com