26
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan. Sipas kreut të qeverisë, gjimnazi ka ‘rilindur’ dhe do t’u shërbejë rreth 650 nxënësve. Rama thotë se gjimnazi do të ketë 14 klasa të reja, do të ketë gjithashtu laboratorë, palestër dhe fusha sportive që do t’u shërbejë të gjithëve.
“MIRËMËNGJES
dhe nga gjimnazi i rilindur “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, një shkollë moderne për mbi 650 nxënës, me 14 klasa të reja, laboratorë, palestër e fusha sportive që i shërbejnë jo vetëm arsimit por edhe gjithë komunitetit, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com