Maja e Vajushës në Lëpushë të Malësisë së Madhe, me një lartësi rreth 2,100 metra mbi nivelin e detit, është shndërruar vitet e fundit në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj.Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët që të zbulojnë shtigjet magjike të Lëpushës drejt Majës së Vajushës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se kjo është një nga itineraret më të bukura të Parkut Kombëtar të Alpeve.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën për të zbuluar shtigjet magjike të Lëpushës drejt Majës së Vajushës, një nga itineraret më të bukura të Parkut Kombëtar të Alpeve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krah videos së postuar.
Maja e Vajushës në Lëpushë të Malësisë së Madhe, me një lartësi rreth 2,100 metra mbi nivelin e detit, është shndërruar vitet e fundit në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj.
Shtegu drejt majës është i shënuar dhe ofron pamje mahnitëse, burime uji të freskët dhe ajër të pastër gjatë gjithë rrugës, duke e bërë atë ideal për ecje dhe aktivitete sportive malore.