19
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga natyra shqiptare, duke sjellë në vëmendje bukuritë e rralla të parqeve kombëtare të vendit.
Në postimin e tij, Rama ndau një kolazh me pamje të kaprojve në habitatin e tyre natyror, të cilat i cilësoi si një “kartolinë pamjesh” nga thesaret natyrore të Shqipërisë.
“Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare”, shkruan Rama, duke evidentuar rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit dhe pasurive natyrore që ofrojnë parqet e mbrojtura.
Shqipëria zotëron një rrjet të gjerë parqesh kombëtare, 12 të tilla, tt cilat janë kthyer në destinacione tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj, falë natyrës së paprekur dhe faunës së pasur që ato ofrojnë..
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com