Kreu i qeverisë, në fjalën e tij, tha se në këtë mandat të katërt, sfida është që sistemi shëndetësore në Shqipëri të transformohet në përmbajtje.
“Në mandatin e parë mbyllëm gropa të thella, në dy mandatet e tjera bëmë investime të qenësishme. Në mandatin e tretë rritëm pagat e mjekëve dhe infermierëve. Në mandatin e katërt duam të shkojmë më tej dhe të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit sa i përket asaj që duhet që shëndetësia t’u ofrojë qytetarëve përtej infrastrukturës së transformuar dhe asaj që i detyrohemi mjekëve dhe infermierëve”.
Ndërkohë, Kryeministri e vuri theksin edhe tek Inteligjenca Artificiale, që sipas tij, duhet të futet nëpër spitale.
Gjithashtu, Rama bëri të ditur se në Fier do të hapet një Universitet Mjekësor pranë Spitalit Memorial.
“Janë dy shtylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i aleancave dhe nga ana tjetër futja e Inteligjencës Artificiale në sistemin shëndetesor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe univeristetim. Kemi nisur bashkëpunimin per spitalin onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier”.
Kurse ministrja e re e Shëndetësisë, si detyrë të parë i caktoi vetes zgjidhjen e problemit për rimbursimin e barnave onkologjike.
“Ajo që dua të fokusoj punën time, mendoj që është e rëndësishme zgjidhja sa më parë e rimbursimit të barnave onkologjike. E palejueshme për ne që barbat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursueshme. Kjo është një sfidë edhe e imja. Është e bëshme”.
Edhe ministrja Sala foli për përfshirjen e teknologjisë nëpër spitale. Ajo premtoi gjithashtu që duhet ndalur hemorragjia e mjekëve të rinj që largohen nga vendi.
“Shumë kyç është riorganizimi i shërbimit parësor dhe diagnostikues, do shpëtojë shumë jetë dhe do ulë fluksin në spitale. Nuk mundet që çdo spital të jetë i mbingarkuar. Diagnostika e përparuar shumë është një fushë që unë e njoh mirë, me inteligjencë artificiale mund të bëjmë një hap shumë të madh e të arrijmë atje. Shqiptarët janë shumë kreativë. Prandaj nuk ka pse mos përdorim burimet tona që i kemi. Inteligjenca artificiale do që të dhënat të jenë të dixhitalizuar përpara. Në spitale do organizojmë sa më shpejt ekipet për disa procedura që duhen kryera patjetër në spitale. Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të rinj. Mjeku i mirë shqiptar duhet të vlerësohet edhe këtu si në vendet e tjera. Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, prandaj këtij oqeani të madh që i jam futur, do t’i futemi të gjithë bashkë. Është shumë e vështirë por nuk është aq e vështirë nëse bashkohemi të gjithë, asnjë gjë nuk është e pamundur”, tha ministrja Sala.
Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala: Të zgjidhim sa më parë rimbursimin e barnave onkologjike! Oqeanit që i jam ‘futur’, do t’ia dalim të gjithë bashkë
Evis Sala ka marrë detyrën e ministres së Shëndetësisë, ku sot u prezantua në ambientet e QSUT nga Kryeministri Edi Rama.
Ajo renditi sfidat e saj, ku së pari tha se duhet zgjidhur patjetër çështja e rimbursimeve të barnave onkologjike.
“Për mua sot është një ditë shumë emocionuese. Në planin personal rikthehem në një vend ku ka studiuar. Megjithëse nuk e njoh, mund të kisha humbur, ndryshimet janë thelbësore. Është më mirë nga ana strukturore se sa në spitale ku kam punuar. Kur e shef sa mirë është ana e strukturës së spitale. Është një sfidë e madhe, por ata që më e njohin e dinë që kam dëshirë për të përballuar sfida. Megjithatë sfidat i kam përballuar gjithmonë me skuadër, se suksesi i njeriut varet nga suksesi i skuadrës që krijon. Duhen bërë shumë ndryshime. Duhet njohur ajo punë që është bërë. Në qoftë se çalon menaxhimi, atëherë performanca e shërbimit çalon.
Ajo që dua të fokusoj punën time, mendoj që është e rëndësishme zgjidhja sa më parë e rimbursimit të barnave onkologjike. E palejueshme për ne që barbat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursueshme. Kjo është një sfidë edhe e imja. Është e bëshme.
Shumë kyç është riorganizimi i shërbimit parësor dhe diagnostikues, do shpëtojë shumë jetë dhe do ulë fluksin në spitale. Nuk mundet që çdo spital të jetë i mbingarkuar. Diagnostika e përparuar shumë është një fushë që unë e njoh mirë, me inteligjencë artificiale mund të bëjmë një hap shumë të madh e të arrijmë atje. Shqiptarët janë shumë kreativë. Prandaj nuk ka pse mos përdorim burimet tona që i kemi. Inteligjenca artificiale do që të dhënat të jenë të dixhitalizuar përpara. Në spitale do organizojmë sa më shpejt ekipet për disa procedura që duhen kryera patjetër në spitale. Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të rinj. Mjeku i mirë shqiptar duhet të vlerësohet edhe këtu si në vendet e tjera. Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, prandaj këtij oqeani të madh që i jam futur, do t’i futemi të gjithë bashkë. Është shumë e vështirë por nuk është aq e vështirë nëse bashkohemi të gjithë, asnjë gjë nuk është e pamundur”, tha ministrja Sala.
Koçiu i lë stafetën Salës: Rrugëtimi më i bukur i jetës sime
Albana Koçiu i la stafetën Evis Salës si ministre Shëndetësie. Koçiu tha se të ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë një nga eksperiencat më të bukura.
“Kam një falënderim zemre për të gjithë. Ishte një eksperiencë jashtëzakonshme, të prekje këtë sektor jetik. E dimë sa sfida ka shëndetësia, por nuk është momenti për te bërë bilanc, sot është pikënisje. Evis jam e sigurt që do i japë hov cilësor punës, jam e sigurt që do bëni sukses. Ishte rrugëtimi më i bukur i jetës sime”, tha Koçiu.
Koçiu tashmë do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brenshme, e para grua në krye të këtij dikasteri.
Shëndetësia/ Rama: Hapim universitet të ri në Fier, partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI
Gjatë prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala, kryeministri Edi Rama vendosi fokusin tek implementimi i Inteligjencës Artificiale edhe në këtë sektor. Shefi i qeverisë tha se do të lidhim partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë.
Po ashtu, Rama njoftoi se pritet të hapet edhe një Universitet i ri në Fier.
“Janë dy shtylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i alenacave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetesor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe univeristetim. Kemi nisur bashkëpunimin për Spitalin Onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier.
Duam të shkojmë më tutje edhe me ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë shërbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë”, tha Rama.