Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social komentin e një qytetareje nga Vlora, e identifikuar si Juna Haxhiaj, duke e cilësuar këtë veprim si një akt mbështetjeje ndaj personave që shprehin mendime ndryshe në hapësirën virtuale.
Sipas kreut të qeverisë, ky publikim vjen “si shprehje solidariteti me një vajzë vlonjate që nuk e njoh, të cilën për shkak se nuk beson tek protesta e kanë masakruar online korbat e fshehur nën pupla flamingosh. RESPEKT”.
Në tekstin e saj, Haxhiaj vë në dyshim kauzat dhe thelbin e protestës, duke bërë një krahasim me reagimet qytetare ndaj çështjeve të tjera sociale.
Analiza e protestës dhe krahasimi me të kaluarën
Qytetarja kritikon angazhimin e rinisë për çështjet mjedisore në raport me tematika të tjera si dhuna në familje apo fatet e emigrantëve në burgjet e huaja.
“Kjo rinia që u çua për flamingot, të cilët nuk i kanë parë ndonjëherë me sy, është e njëjta rini që nuk lëviz gishtin të kërkoj ashpërsim të ligjeve për dhunën në familje, apo për të drejtat e djemve shqiptar nëpër burgjet e botës,” shkruan ajo, duke kujtuar se në një rast të mëparshëm, siç ishte ai i Ilia Karelit në burgun grek, ishin ngritur për të protestuar vetëm 30 persona.
Më tej, në shkrimin e saj evidentohen ndryshimet në kushtet ekonomike dhe të punës, si dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë:
Paga dhe kushtet e punës
“E kam filluar punën në shtet kur iku PD me 580 mijë lekë të vjetra dhe sot e kam 980, patjetër ka njerëz që janë në vështirësi ekonomike të mëdha, por pagat kanë ndryshuar, kushtet e punës kanë ndryshuar nga viti në vit”.
Siguria dhe policia
Ajo kujton periudhat e mëparshme kur “kishim frikë të dilnim në një protestë se do vinte gjithë policia e shtetit me uniformat zhul e me kanatjeren që i dilte nga barku e do rrihnin protestuesit apo më keq akoma do bënin 21 Janarin”.
Goditja e krimit
“Droga, prostitucioni dhe vjedhjet ishin lajmi ditës, por pa u godit asnjëherë nga ligji, patjetër ka dhe tani, por të pakten shikojmë në lajme përditë si goditen nga ligji”.
Zhvillimi i turizmit dhe institucioni i SPAK
Sa i përket kërkesave për dorëheqje për shkak të zyrtarëve që po hetohen nga organet e reja të drejtësisë, Haxhiaj shtron pyetjen: “Kush kërkoj të krijohej SPAKU?”, duke shtuar se në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, ish-kryeministri Berisha i mbronte zyrtarët edhe kur dilnin me video të filmuara, duke risjellë në vëmendje “rastin e mbërtheckave”.
Lidhur me zonën e Nartës dhe zhvillimin e saj, autorja e komentit deklaron se bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm në turizëm:
“Dua qe Narta të cilën e njoh përmendsh se jam vetë vlonjate të ketë një investim super të denjë dhe të konkuroj krahë për krahë me Greqinë, Italinë apo çdo shtet tjetër për turizëm. Dua ta shikoj emrin e Nartës dhe të Vlorës të përmendet kudo.”
Denoncimi i dhunës verbale dhe kushtet për besueshmërinë
Pjesa përmbyllëse e shkrimit trajton fenomenin e bullizmit online dhe fyerjeve që pasojnë shprehjen e një mendimi alternativ. Qytetarja shprehet se sapo bën një koment që nuk përputhet me qëndrimin e protestuesve, pason një valë reagimesh negative.
“Si mund të besoj unë te ndryshimi kur një koment i tillë do pasojë me 1000 sharje, mallkime dhe fyerje vetëm sepse është ndryshe? Quhemi sufllaqexhinj, servila, apo me keq akoma Kurva vetëm pse nuk mendojme si ta?”
Sipas saj, një “Shqipëri e sigurt” nuk mund të ndërtohet mbi sulme personale, por duhet të fillojë me argumente, propozime dhe bashkëbisedime. Ajo përfundon duke specifikuar se do të besojë te këto lëvizje vetëm kur në kushtet e tyre të përfshihen kërkesa me karakter social dhe kur të garantohet liria e shprehjes pa frikën e fyerjeve:
“Kur të shikoj që një nga kushtet të jetë kërkesa për ashpërsim të ligjeve për dhunën në familje, për të kërkuar drejtësi për gjithë çunat shqiptar që ndodhen burgjeve të botës dhe nënat e tyre nuk e dinë ku ndodhen, kur të shikoj që kërkohet një Shqipëri që mund të komentosh pa frike se do shahesh me libër shpie, duke harruar që nuk jemi më në diktaturë, atëher do besoj në këtë protestë. Deri në momentin qe të shikoj diçka të tillë nuk kam pse protestoj”.
Shkrimi i plotë i vajzes me emrin Juna Haxhiaj
Te them te drejten nuk e kuptoj thelbin e kesaj proteste. Kjo rinia qe u cua per flamingot,” te cilet nuk i kane pare ndonjehere me sy, eshte e njejta rini qe nuk leviz gishtin te kerkoj ashpersim te ligjeve per dhunen ne familje, apo per te drejtat e djemve shqiptar neper burgjet e botes, rikujtoj ketu rastin e Ilia Karelit ne burgun Grek kur une dhe 30 veta u ngritem te protestonim por te rinjte na shikonin nga kafja dhe qeshnin, apo te kerkojne nje bisede per probleme te tjera. Por per flamingot reagojne, dhe per Narten te cilen nuk e dine as se ku bie ne harte jane gati te bejne te ashtuquajturin “REVOLUCION”. Kerkojne doreheqjen tuaj per ministrat apo kryetaret qe jane ne SPAK, po nje pyetje kam? Kush kerkoj te krijohej SPAKU? Ne kohe te PD dhe kur dilnin me video te filmuar, prape Berisha bente namin duke i mbrojtur, rikujtoj rastin e mbertheckave. E kam filluar punen ne shtet kur iku Pd me 580 mije leke te vjetra dhe sot e kam 980,patjeter ka njerez qe jane ne veshtiresi ekonomike te medha, por pagat kane ndryshuar, kushtet e punes kane ndryshuar nga viti ne vit, e mbanim gjeneratorin gati per dritat qe na iknin, kishim frike te dilnim ne nje proteste se do vinte gjithe policia e shtetit me uniformat zhul e me kanatjeren qe i dilte nga barku e do rrihnin protestuesit apo me keq akoma do benin 21 Janarin. Droga, prostitucioni dhe vjedhjet ishin lajmi dites, por pa u godit asnjeher nga ligji, patjeter ka dhe tani, por te pakten shikojme ne lajme perdite si goditen nga ligji. Ne mbledhje te BE-se apo kudo neper bote ishim te paperfaqesuar se as e begeniste njeri Berishen apo ministrat e tij.
Per cfare po protestohet sot??? Vertet do ky popull ti rikthehet asaj kohe??? Dhe a eshte vertet populli qe e do kete gje apo jane thjesht njerez qe pretendojne se perfaqesojne popullin? Popull jam dhe une, por nuk mendoj si ata. Popull jam dhe une po nuk e dua doreheqjen tuaj, popull jam dhe une por nuk shaj, nuk shaj femrat qe kane mendim ndryshe nga une, nuk shaj njerezit me liber shpie vetem se nuk me pelqen logjika tyre, dhe po, dua qe Narta te cilen e njoh permendsh se jam vete Vlonjate te kete nje investim super te denje dhe te konkuroj krahe per krahe me Greqine, Italine apo cdo shtet tjeter per turizem. Dua ta shikoj emrin e Nartes dhe te Vlores te permendet kudo. Si mund te besoj une te ndryshimi kur nje koment i tille do pasoje me 1000 sharje, mallkime dhe fyerje vetem sepse eshte ndryshe? Quhemi sufllaqexhinj, servila, apo me keq akoma Kurva vetem pse nuk mendojme si ta? Si mund te behet ky bullizim online dhe kjo dhune verbale vetem sepse nuk ndan te njejtin mendim? Pse duhet ta rrespektoj mendimin e tyre por per mendimin tim duhet te marr sharje dhe mallkime? Kjo eshte Shqiperia e sigurte? Shqiperia e sigurte fillon me argument, fillon me propozime, fillon me bashkebisedime per me te miren e Shqiperise.
Kur te shikoj qe nje nga kushtet te jete kerkesa per ashpersim te ligjeve per dhunen ne familje, per te kerkuar drejtesi per gjithe cunat Shqiptar qe ndodhen burgjeve te botes dhe nenat e tyre nuk e dine ku ndodhen, kur te shikoj qe kerkohet nje Shqiperi qe mund te komentosh pa frike se do shahesh me liber shpie, duke harruar qe nuk jemi me ne diktature, ateher do besoj ne kete proteste. Deri ne momentin qe te shikoj dicka te tille nuk kam pse protestoj