Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i bypass-it të Shëngjinit, një investim i rëndësishëm infrastrukturore që pritet të transformojë lëvizjen në veri të vendit.
Në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky aks do të shmangë trafikun në qendër të qytetit dhe do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror, duke lidhur Shëngjinin me Ranën e Hedhun dhe më tej me Velipojën.
Po ashtu, ai pritet të shërbejë edhe si një rrugë panoramike që rrit atraktivitetin turistik të zonës, ndërsa punimet pritet të përfundojnë në shkurt të vitit 2027.
“Bypass-i i Shëngjinit është një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin në veri. Ky aks do të shmangë trafikun në qendër të qytetit dhe do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror, duke lidhur Shëngjinin me Ranën e Hedhun dhe më tej me Velipojën. I ndërtuar përgjatë malit të Rrencit, bypass-i do të shërbejë edhe si një rrugë panoramike që rrit atraktivitetin turistik të zonës. Punimet pritet të përfundojnë në shkurt 2027”, shkruan Rama.