13
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas sulmeve me raketa të drejtuara nga Irani ndaj vendeve të rajonit, kryesisht ndaj Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë Dubain.
Në një reagim të fortë publik, Rama i cilësoi sulmet si “të verbëra dhe të dëshpëruara”, duke theksuar se ato nuk përbëjnë vetëm një agresion ndaj një shteti sovran, por edhe një goditje ndaj stabilitetit, prosperitetit dhe perspektivës së paqes në Lindjen e Mesme.
“Sulmet kundër një oaze paqeje si Dubai me raketa urrejtjeje dhe shkatërrimi zbulojnë natyrën e vërtetë të një regjimi mesjetar në Teheran”, shprehet Rama, duke shtuar se bëhet fjalë për një sistem që eksporton dhunë dhe përdor terrorin si instrument për të frikësuar fqinjët dhe vetë popullin e tij.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com