“Takim vëllazëror në Shkup me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian. Në një kohë kur Shqipëria është në një rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, e ritheksuam se edhe Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e kësaj rruge. E ardhmja europiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces.
Diskutuam për:
– Kërcënimet serioze ndaj Marrëveshjes së Ohrit;
– Marrëdhëniet ndëretnike në vend;
– Rëndësinë e forcimit të raporteve shtetërore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.
Ky ishte një takim i sinqertë, me thellësi politike dhe vëllazërore, në funksion të barazisë dhe perspektivës europiane.”, ka shkruar Ahmeti.
Pjesë e takimit ishte edhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani. Kryeministri Rama ndodhet në Shkup së bashku me liderët e tjerë të rajonit në kuadër të samitit të BE-së ku do të diskutohet për planin e rritjes.