“Marshall TITON Bilall Kasami le ta mbaj në zemër, por jo në Sheshin ILIRIA”.
Të çohemi në KËMBË!
Nuk je më në kohën kur i recitoje poezi Josip Broz Titos, e as nuk je pronar i Tetovës.
Durimit i erdhi fundi! Tetovarët nuk mund të qëndrojnë më të heshtur duke parë servilizmin tënd ndaj pushtetit. Tetovarët kanë tapi mbi këtë tokë dhe i kanë dalë zot në çdo kohë.
Tetovarët kanë derdhur gjak për këtë tokë, kanë bërë sakrifica dhe kanë mbrojtur dinjitetin e saj brez pas brezi. Prandaj askush nuk ka të drejtë të vendosë për historinë e Tetovës sipas qejfit tuaj servil.
Nëse ti ke recituar poezi për Titon, ne nuk do të lejojmë që SHESHI ILIRIA të quhet “Marshall Tito”. Për ne, Iliria nuk është vetëm një emër, por simbol i identitetit, historisë dhe krenarisë sonë.
Të gjithë tetovarët duhet të çohen në këmbë dhe mos lejojnë servilizimin e Bilall Kasamit që na riktheu pas 2001.
“Marshall TITON” Bilall Kasami le ta mbaj në zemër, por jo në Sheshin ILIRIA
Rami Mislimi: Tetovarët të çohen në këmbë! Bilall Kasami po e kthen Tetovën pas 2001. “Sheshi ILIRIA nuk bëhet Marshall TITO””
5