19
Gazetari nga Kosova, Lirim Mehmetaj, ka reaguar ashpër pas lajmit se Lëvizja BESA, e udhëhequr nga Bilall Kasami, ka pranuar një donacion prej 800 mijë eurosh nga një kompani serbe.
Mehemetaj e ka quajtur të papranueshme dhe të turpshme që një parti shqiptare, që pretendon të jetë partnere e Vetëvendosjes së Albin Kurtit, të pranojë fonde nga struktura që historikisht kanë vepruar kundër interesave shqiptare.
“Kur një politikan shqiptar pranon ndihmë nga një kompani serbe, pyetja nuk është vetëm ‘sa mori’, por çfarë do të japë në këmbim,” ka deklaruar gazetari, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi të menjëhershme.
Ai thekson se ky veprim i Bilall Kasamit hedh hije të rëndë mbi besueshmërinë e tij dhe rrezikon të minojë kauzat kombëtare për të cilat shqiptarët në Maqedoni kanë luftuar prej vitesh.