17
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka reaguar pas raportimeve se koordinatorja e këtij ekipi ka kërkuar të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë Kurti.
Përmes një reagimi në Facebook, ekipi i OKB-së në Kosovë ka mohuar se i ka ndalur kontaktet me Qeverinë e Kosovës.
“Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) riafirmon bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm dhe të fortë me Qeverinë e Kosovës. Ne mbetemi të përkushtuar fuqishëm ndaj prioriteteve të zhvillimit të Kosovës dhe e vlerësojmë partneritetin tonë afatgjatë me institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.
Reagimi vjen pasi pasi gjatë ditës së djeshme u raportua se koordinatorja e OKB-së në Kosovë ka kërkuar që të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë Kurti.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com