Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është rikthyer me sukses në operim. Sinkronizimi me rrjetin energjetik është realizuar më 10 prill rreth orës 23:39 dhe aktualisht njësia po operon në mënyrë të qëndrueshme dhe brenda parametrave teknikë normalë, ka thënë KEK.
“Ky rikthim në operim është rezultat i angazhimit të jashtëzakonshëm të punëtorëve dhe menaxhmentit të Termocentralit ‘Kosova B’, të cilët kanë punuar pa ndërprerje për sanimin e defektit dhe vënien në funksion të njësisë.
Fillimisht, rikthimi ishte planifikuar të ndodhte në orët e hershme të mëngjesit, mirëpo pas kryerjes së provës hidraulike u evidentua nevoja për eliminimin e disa rrjedhjeve shtesë në kaldajë, çka kërkoi një fazë shtesë të ndërhyrjeve teknike”, thuhet në njoftimin e KEK-ut. /Reporteri.net/