Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të pranojë deri më 23 korrik aplikime nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut nëse janë të interesuar për t’u punësuar zjarrfikës. Në këtë Konkurs është planifikuar punësimi i 400 zjarrfikësve, raporton Portalb.mk.
Punësimi i zjarrfikësve është rezultat i nevojës së vendit për të plotësuar zbrazëtirat nëpër ekipet komunale të zjarrfikësve.
Ky konkurs është në kuadër të Planit për punësimi në vitin 2025, përmes së cilës planifikohet një sistem efikas dhe funksional i mbrojtjes.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik e zgjati afatin e Konkursit, duke theksuar se ky ndryshim është për shkak interesimit të madh të qytetarëve që të aplikojnë.
Për këtë arsye, ngjashëm si vitin e kaluar, është aktivizuar Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian.
Për të zbutur këtë situatë, me vendim qeveritar pritet që 400 zjarrfikës të përkohshëm do të punësohen dhe të vendosen në Brigadat e Zjarrfikësve Komunal, që është gjysma e numrit të nevojshëm.
Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.
Edhe viteve të fundit gjatë periudhës së verës vendi është përballur me shumë zjarre në pyje. Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).