Role me mish të grirë dhe perime
Përbërësit:
1 kg mish i grirë
1 karotë e madhe
1 qepë e madhe
400 gr kërpudha
150 gr djathë mocarela
2-3 lugë gjelle vaj vegjetal
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Salcë e ëmbël ose e thartë sipas dëshirës
Përgatitja:
Grijmë imët qepën, e shtojmë te mishi i grirë bashkë me kripën, piperin dhe paprikën. I përziejmë mirë. Grijmë imët karotën dhe kërpudhat dhe i kaurdisim në tigan derisa të avullojë komplet lëngu. I lëmë të ftohen. Përziejmë perimet e fërguara me mishin e grirë dhe shtojmë mocarelën të prerë në kubikë. I përziejmë sërish që masa të homogjenizohet mirë. E shtrijmë masën e përgatitur në një letër pjekjeje dhe e mbështjellim role. E vendosim në furrë të parangrohur në 200 °C për 40–45 minuta. Më pas heqim letrën, lyejmë sipërfaqen me salcë të ëmbël ose të thartë sipas preferencës dhe e vendosim sërish në furrë edhe për 10 minuta të tjera, sa të marrë ngjyrë.