13
Romstekët e dasmave
Përbërësit:
1 kg mish viçi i grirë
1 vezë
3 feta bukë
3 lugë vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
Kripë, rigon
Piper i zi, piper i kuq
Për lyerjen e romstekëve:
3 vezë
Miell
Vaj për skuqje
Përgatitja:
Zbusim bukën me pak ujë ose qumësht dhe e shtrydhim mirë. Përziejmë mishin me vezët, bukën, vajin e ullirit dhe erëzat. Formojmë romstekë në formë të rrumbullakët e pak të shtypur. I kalojmë fillimisht në miell dhe më pas në vezë të rrahura. I skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët dhe i shërbejmë të ngrohta me limon, sallatë ose patate