11
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Një përleshje fizike është raportuar mbrëmjen e së premtes rreth orës 18:00 në Sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, ku si pasojë është lënduar një person.
Sipas njoftimit të policisë, tre persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën, gjithashtu mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar nga policia.
“Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore,” thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com