Në mënyrë befasuese është njoftuar se Skënder Gega nuk është më trajner i Partizanit. Tropojani pritej të niste sezonin e ri në drejtimin e të kuqve, por duket se eliminimi nga Evropa dhe më konkretisht nga Conference League që në raundin e parë nuk është përtypur.
Sipas klubit të Partizanit Skënder Gega ka dhënë dorëheqjen, ndërsa iu urojnë më të mirën për të ardhmen. Aventura e dyta e Gegës me Partizanin nisi më 28 mars, duke e mbyllur sezonin e shkuar në vendin e 4 pas një periudhe të vështirë.
Njoftimi i Partizanit.
FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.
E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim.