Ekipet U-17 të Shqipërisë dhe Portugalisë do të masin forcat në orën 18:00. Kjo ndeshje do të startojë Europianin e parë historik të organizuar në Shqipëri.
Pikërisht në “Arena Kombëtare”, nis gjithçka për të dyja skuadrat në këtë rrugëtim. Në përballjet e mëparshme mes dy skuadrave, Portugali i ka fituar të dyja ndeshjet e luajtura, pa pësuar gol dhe duke shënuar 7.
Janë gjithsej dy grupe dhe grupi i Shqipërisë përbëhet edhe nga Franca me Gjermaninë. Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare. Trajnerët Tedesko dhe Bino kanë vendosur për të besuarit e tyre.
FORMACIONET ZYRTARE
Shqipëria U-17: Huli; Kurti, Gecaj, Llana, Nuhaj, Gjoka, Sylejmani, Ferati, Vukaj, Ramku, Kulla
Trajner: Andra Tedesko
Portugalia U-17: Kunja; Pereira, Furtado, Neto, Dbouk, Guedes, Kuitas, Nevesh, Mide, Kabral, Aragao
Trajner: Bino