Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 146 të burgosur lufte të dielën, njoftoi Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Moska gjithashtu pranoi tetë civilë që ishin kapur gjatë inkursionit ukrainas në Rajonin Kursk të Rusisë vitin e kaluar.
Shkëmbimi u zhvillua në një vendndodhje të pazbuluar. Ushtarakët rusë të liruar gjatë shkëmbimit aktualisht po marrin ndihmë psikologjike dhe mjekësore në Bjellorusi, tha ministria në deklaratën e saj.
Nga ana tjetër edhe Kievi pohoi shkëmbimin duke njoftuar se të burgosurit e luftës të rikthyer nga Rusia do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Ukrainë.
Tetë civilët nga Rajoni i Kurskut u pritën në Bjellorusi nga Komisionerja Ruse për të Drejtat e Njeriut, Tatyana Moskalkova. Civilët përfunduan në paraburgimin ukrainas gjatë inkursionit të nisur nga Kievi gushtin e kaluar. Forcat ukrainase u dëbuan nga zona nga ushtria ruse në fillim të këtij viti.