16
Ish shefja e kabinetit të Fatos Nanos, Saemira Pinotregoi njohjen me ish-liderin e ndjerë historik të PS-së nga fëmijëria dhe përfshirja e tij në politikë. Pino tha se Nano dallonte mes të tjerëve që kur ishin nxënës në shkollë të mesme me zgjuarsinë e tij, por edhe si akademik, duke e përshkruar si revulocionar në mendim.
“Fatosi dallonte nga ne të tjerët, jo pak nxënës të tij, përfshirë Rexhinën ishin të shkëlqyer. Dhe Fatosi pa qenë i të gjitha 10-tave ka qenë pa frikë më i miri ndër ne. Ishte shumë miqësor, shumë garip me shokët e vet, me ne vajzat kishte tjetër qasje. Në fundin e vitit të dytë, filloi edhe të dilte hapur lidhja me Rexhinën. Nisi si një lidhje për shkak të letërsisë, dhe e deklaruan hapur në mënyrën e tyre. Ai i thyente normat e kohës. Unë nuk e lidh me mbështetjen politike të prindërve, ishte Fatosi. Një natyrë tjetër, plot besim te vetja, gjë që i vazhdoi edhe më vonë. Në politikë jepte dorëheqje, fitonte zgjedhje…”, tha Pino.Pino tha se Nanon e ndryshoi shumë burgu. Ajo e vlerësoi si një gjest të madh faktin që nuk u hakmorr ndaj Berishës për arrestimin e tij politik.
“E ndryshoi burgu. Pa hyrë në elementët personal, them se e ndryshoi edhe për keq edhe për mirë. Për keq në disa vese le t’i quajmë. Në kushtet e izolimit, e një analize që njeriu i bën vetes se pse jam këtu, një njeri i diplomuar shkëlqyeshëm që dinte 6-7 gjuhë. Pas zgjedhjeve në 2001 kur doli cështja e dushkut dhe erdhi një delegacion i ODIHR, dhe fatosi i dha përgjigje secilit në gjuhën e vet, anglisht, frengjisht. I thoja me shaka stafit të PS, ata erdhën me mendjen e tyre dhe ikën me mendjen e Fatosit se panë një njeri që njihte edhe historikun e vendeve të tyre.”, tha ajo.
“Momenti kulminant i qëndrimit moral në favor të paqes sociale, ishte kur nuk ndërmori asnjë masë ndaj Berishës. Berisha është i qartë se burgu i Nanos ishte politik. Po i rritej autoriteti edhe më shumë. Me demokracinë nuk ishte mësuar as populli, as elita dhe as politika. Nano nuk shfaqi asnjë hakmarrje ndaj Berishës, gjë e madhe kjo. Shumë e vështrirë ta mendosh për një njeri. I shtriu dorën Berishës.”, tha Pino.Tregoi edhe një tjetër detaj që Nano nuk donte të kandidonte si kryetar partie në vitin 1998.
“Në ’98 nuk donte të kandidonte për kryetar partie. Kishte edhe ai pasiguritë dhe fitoi. Më falni nëse ngatërroj vitin, por e tregoi në tavolinë Bardh Agasi, për një kohë të gjatë anëtar kryesie. Tha i kemi vajtur në shtëpi dhe mezi e bindëm. Dolëm të kënaqur tha, dhe e filloi mitingun e parë në Durrës sepse i thamë hajde e shiko se sa mbështetës ke.”, tha Pino.