Faqja Diaspora Selanik ka publikuar një deklaratë që thotë se komuniteti nuk merr pjesë pasi nevoja e vërtetë është përfaqësimi, dëgjimi dhe zgjidhja reale e problemeve dhe jo samitet ceremoniale. Faqja Komuniteti Shqiptar i Selanikut thekson se distancohet nga kjo deklaratë dhe përfaqësuesit marrin pjesë rregullisht në punimet e samitit.
Samiti IV i Diasporës në Tiranë ka prodhuar dy qëndrime të ndryshme për komunitetin shqiptar në Selanik.
Në faqe e quajtur Diaspora Selanik ka publikuar një deklaratë që thotë se komuniteti nuk merr pjesë pasi nevoja e vërtetë është përfaqësimi, dëgjimi dhe zgjidhja reale e problemeve dhe jo samitet ceremoniale.
“Shqiptarët në Greqi, si edhe në shumë vende të tjera përballen çdo ditë me sfida të mëdha: dokumentacioni, punësimi, integrimi social, të drejtat, pensionet, arsimi i fëmijëve. Këto nuk zgjidhen me fjalime dhe foto zyrtare, por me politika serioze dhe angazhim të drejtpërdrejtë. Kush është përgjegjës për përjashtimin e zërave që punojnë për Komunitetin dhe në vend të tyre flasin në Samit persona që nuk kanë asnjë lidhje me Diasporën? Më shumë se denigrim, ky është një provokim”, thotë deklarata.

Por nga ana tjetër, faqja Komuniteti Shqiptar në Greqi ka postuar një ditë më parë një intervistë të kryetares, Rovena Xhori, lidhur me samitin si dhe njoftimin për transportimin falas të pjesëmarrësve.
Gjithashtu, faqja Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka ripostuar intervistën e Xhorit duke theksuar edhe qëndrimin e kundërt se distancohet nga deklarata e Diaspora Selanik dhe përfaqësuesit marrin pjesë rregullisht në punimet e samitit.
“Shoqatat e Komunitetit Shqiptar të Selanikut si pjesë e pandarë e Komunitetit Shqiptar në Greqi bën me dije se distancohet nga deklarata për shtyp në rrjetin “Diaspora Selanik” se gjoja bojkoton Samitin e katërt të Diasporës në Tiranë. Përfaqësues të shoqatave tona marrin pjesë rregullisht në punimet e Samitit sipas vendimit të marrë nga Asambleja e Përgjthshme e KShG ku ne aderojmë”, përfundon njoftimi.