Ziadin Sela në një konferencë për media demaskuar devijimin nga ana e qeverisë të “Korridorit 8”.
“…në qoftë se e shikoni se cfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve, do të shini se po bëhen përpjekje maksimale që të pengohet lidhja me infrastrukturë rrugore me Kosovën dhe Shqipërinë, edhe pse këto segmente rrugore janë interes shumë më i gjërë sesa vetëm i Maqedonisë edhe vendeve fiqnje, por janë edhe interes gjeopolitik i NATO-së.
I bëjë thirrje shteteve të NATO-së, përfaqësuesve të Korit diplomatik të shteteve perëndimore që të ndërhyjnë, me qëllim që segmenti i ‘Korridorit 8’ të mos devijoj në asnjë pikë dhe ky Korridor të jetësohet sa më shpejtë dhe të mos ngelet vetëm premtim… të mos lejohet devijimi i ‘Korridorit 8’… tendenca e qeverisë është për t’iu bashkangjitur ‘Korridorit 10’, duke e lidhur Ohrin me Manastirin, e pastaj Manastirin me Prilepin, rrjedhimisht me autostradën Beograd-Athinë. Kjo është ideja të cilën po e shtyn përpara Maqedoninë e Veriut”, ka thënë në konferencën me mediat zoti Ziadin Sela