Shaip Kadriaj, sekretar i degës së PDK-së në Zvicër është prononcuar në një postim në FB në lidhje me luftën kundër UÇK-së para dhe pas Luftës Çlirimtare:
“UÇK-ja nuk njolloset – Shteti nuk përmbyset!
Lufta kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka ndalur asnjëherë. Ajo nisi gjatë luftës me dhunë dhe propagandë, vazhdoi pas saj me dëshmitarë të rekrutuar si Nazim Bllaca, dhe u ushqye nga ndikimi i Serbisë me ndihmën e politikanëve shqipfolës.
Edhe PDK-ja si forcë shtetformuese u sulmua me metodat më të flliqura, vetëm që të ndalej rrugëtimi i saj dhe pavarsia që ajo ndërtoi.
Sot në Hagë, padrejtësisht mbahen Presidenti Hashim Thaçi, Kryetari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi – përpjekje e qartë për të njollosur luftën e pastër çlirimtare dhe për të lëkundur themelet e Republikës.
Kjo luftë kundër UÇK-së i ka shërbyer gjithmonë dikujt: dje pushtuesit, më pas sabotuesve të shtetformimit, e sot partisë në pushtet.
Sa turp – për një grusht pushtet të shesësh të vërtetën e një populli.”