Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi një urë u shemb mbi shinat hekurudhore në Rusi pranë kufirit me Ukrainën, sipas shërbimeve të emergjencës.
Disa kamionë të rëndë u rrëzuan në Bryansk mbi një tren pasagjerësh i cili ishte në lëvizje, duke lënë gjithashtu 31 persona të plagosur, shkruan BBC.
Ministria Ruse e Emergjencave tha se njësitë e zjarrfikësve dhe shpëtimit po përpiqeshin të gjenin njerëzit që kishin udhëtuar në tren.
Në një deklaratë të postuar në Telegram, Hekurudha e Moskës pretendoi se ura ishte shembur “si rezultat i ndërhyrjes së paligjshme në operacionet e transportit”.
Ndërsa të dielën në mëngjes, një urë tjetër u shemb përgjatë autostradës në rajonin e Kurskut, sipas guvernatorit lokal. Një tren mallrash po udhëtonte mbi urë dhe për shkak dëmtimeve të shinave nga bombardimet një pjesë e trenit kishte rënë poshtë në rrugë.
Treni u përfshi nga flakët dhe një nga drejtuesit e tij pësoi lëndime të rënda në këmbë. Fotografitë në internet nga incidenti i parë në Bryansk treguan vagonë të dëmtuar dhe pasagjerë që ndihmonin njëri-tjetrin të dilnin nga rrënojat.