Boksieri shqiptar, Astrit Sejdi rrahu në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic. Ai tha për Top Channel se ai nisi të provokonte dhe më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sejdi u shpreh se është shoqëruar në rajonin e policisë dhe më pas u la i lirë.
“Ditën e djeshme në orën 17:00, jemi takuar rastësisht, kishte veshur një bluzë të Putinit dhe të babait të vet dhe unë si shqiptar i mllefos, edhe ai kishte qene boksier s’e kam dit, jemi përlesh, për fat të mirë ka qenë një përleshje fizike shumë e rëndë ndaj atij, jemi takuar rastësisht, ai ka qenë me disa shokë, jemi balalafaquar.
Koha YouTube Channel
Ai nisi të provokojë, ne si shqiptarë jemi gjaknxehtë. Po puthte bluzën e vet, për shqiptarët s’ka vend, s’e di në gjuhën e tyre, provokonte. Prej 5-6 vitesh, pati reagim, edhe policia e ka kuptuar se kemi konflikt me Serbinë, kam dhënë deklaratë dhe jam liru. Nuk e di nëse është shoqëru ai”, tha ai.
Arkani (Željko Ražnatović) është një figurë e njohur ushtarake dhe kriminale serbe gjatë viteve 1990. Ai u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë.Ishte gjithashtu i përfshirë në botën e krimit të organizuar (vjedhje, grabitje bankash, kontrabandë). Armani u vra në vitin 2000 në hotelin “InterContinental” në Beograd, në një atentat.