Në GJKKO sot janë paraqitur për verifikimin e masave të sigurisë, Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj, kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH-it. Seanca nisi në orën 09:00 të mëngjesit, por GJKKO ka vendosur shtyrjen me 2 orë, pas kërkesës së mbrojtjes për tu njohur me aktet. Më pas senaca do të rinisë sërish.
Dy vartësit e Ballukut mbërritën në GJKKO të shoqëruar nga forcat e policisë, pasi janë lënë në arrest shtëpie pas akuzave për shkelje të barazisë në tenderë. Pak minuta pas tyre, para dyerve të GJKKO u shfaq edhe Belinda Balluku.
Ndaj Ballukut, gjykata vendosi ndalim daljeje jashtë vendit si dhe pezullim nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë.
Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht, dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.
Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria. Kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, theksoi se do ta respektonin vendimin, por do ta çonin në Kushtetuese pasi ishte cenuar pushteti ekzekutiv. Ai theksoi gjithashtu se vendi do të qëndrojë pa zëvendës kryeministër dhe se nuk do ta shkarkojë Ballukun pas vendimit të pezullimit.
Në vijim, Këshilli i Ministrave depozitoi zyrtarisht ankimimin në gjykatë duke kërkuar pezullimin e masës për pezullimin nga detyra të Ballkut si dhe interpretim nëse GJKKO mund të pezullojë nga detyra një anëtar qeverie. Por gjykata thotë se ajo nuk është pezulluar si deputete.
Në vendimin e gjyqtarit Erjon Çela, arsyetohej se Balluku nuk mund të qendronte më në detyrë për shkak se ka rrezik të përsërisë krimin për të cilin është marrë e pandehur, pasi po hetohet edhe për tendera të tjerë, dhe mund të prishë apo asgjesojë provat. Po ashtu, edhe për masën e ndalimit jashtë vendit, gjyqtari argumentonte se ka rrezik për largim, duke e mbështetur këtë në faktin se vepra për të cilën akuzohet parashikon dënim nga 1 deri në 5 vite burg.
Shkeljet me dy tenderat
Shkeljet u zbuluan nga komunikimet e Ballukut me vartësin Evis Berberi, atëherë drejtor i ARRSH-së. Sipas SPAK, Balluku ka ndjekur dhe orientuar dy procedurat tenderuese, të tunelit të Llogarasë dhe të lotit të 4 të Unazës së Madhe, me vlerë 210 milionë euro. Për tenderin e Llogarasë, me fond limit 190 mln euro pa TVSH, Balluku n ë bashk ëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, paracaktoi fitues kompanitë turke Intekar dhe Asl, me vlerën 170 mln euro pa TVSH. Tenderi ishte anuluar më 2021, kur oferta më e ulët ishte 140 mln euro nga kompania Gjoka, por u rihap dhe iu dha turqve me vlerë më të lartë. E njëjta skemë është ndjekur edhe për tenderin e lotit të katërt të Unazës së Madhe me vlerë 20 mln euro, ku u shpall fitues bashkimi i kompanive “Euroteorema Peqin” – “Pe-Vla-Ku” – “Nova Construction 2012” me ofertën 19.9 mln euro pa TVSH, vetëm 5% nën fondin limit, ndërsa 3 ofertat më të ulëta ishin skualifikuar.
Pritet të rinisë seanca për verifikimin e masave të sigurisë, Balluku rikthehet në ambientet e GJKKO
Belinda Balluku është rikthyer sërish në ambientet e GJKKO-së pas më shumë se një ore kur doli. Seanca pritet të rinisë, pasi u shty për dy orë për shkak se avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet.
Qëndroi më pak se një orë, Balluku del nga GJKKO dhe nuk pranon të flasë për mediat! Seanca shtyhet me 2 orë
Belinda Balluku ka dalë nga GJKKO pas më pak se një ore qëndrimi brenda në sallë. Ajo nuk pranoi që të flasë për mediat. Ndërkohë që seanca është shtyrë me dy orë pasi mbrojtja ka kërkuar kohë që të njihet me aktet. Balluku u paraqit për verifikimin e masës së sigurisë ndalim daljeje jashtë vendit dhe pezullimit nga detyra.
Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë, ndërsa është nën hetim për lotin 4 të Unazës së Madhe, të cilët kapin vlerën e 210 mln eurove. Dy ditë më parë, GJKKO e pezulloi nga detyra si zëvenës kryeministe dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe e ndaloi të dilte jashtë vendit.
Të shoqëruar nga policia/ Kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë
Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH, kanë shkuar mëngjesin e së shtunës në GJKKO, ku pritet të mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë. Ata janë lënë në arrest shtëpie pasi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Elezi është i dyshuar edhe për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.